Home / Te ndryshme / Me sy të mbyllur, të kapur për dore: Fotografia e çiftit që preku SHBA-të

Me sy të mbyllur, të kapur për dore: Fotografia e çiftit që preku SHBA-të

Një foto e cila po bën xhiron e botës, duket se është më e realizuara dhe më prekësja, teksa komentuesit nuk kanë nguruar të përgëzojnë çiftin e ri që luten para se të martohen.

Një foto që jep një shembull mjaft të mirë të besimit dhe dashurisë për t’i qëndruar besnik njëri-tjetrit, ka tërhequr vëmendjen e fotografit dhe jo vetëm. Ka qenë Dwane Schimdt, një fotograf dasmash, ai që ka bërë foton dhe më pas e ka publikuar në Facebook.

Caleb Earwood i cili është marins i SHBA, dhe e fejuara e tij Maggie, të dy nga Karolina veriore, shihen me sy të mbyllur, të kapur për dore dhe larg familjarëve dhe të ftuarve te tjerë duke u lutur. Ata nuk kanë parë njëri-tjetrin, ashtu siç e kërkon edhe tradita.

“Kam bërë fotografi në shumë dasma. Kjo foto është më e mira dhe më së shumti kuptim që kam shkrepur ndonjëherë. Para se të fillonte ceremonia dhe para se të shikonin njëri-tjetrin, Caleb ka bërë një lutje për martesën dhe jetën e tyre”, ka thënë fotografi, ku shton se fotoja ka marrë mbi 25 mijë klikime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.