Kuriozitete

Papa Françesku: Nuk kam parë televizor prej 25 vjetësh

Papa Françesku tregon se nuk ka parë televizor që prej 25 vjetësh, nuk e përdor internetin dhe lexon vetëm një gazetë në ditë për 10 minuta.

“Nuk kam parë televizor që prej vitit 1990. Ky është një premtim që i kam bërë Virgjëreshës së Carmen, natën e 15 korrikut 1990”, ka thënë Papa Françesku, në një intervistë për gazetën argjentinase “La Voz del Pueblo”.

I pyetur nëse kishte ndonjë arsye specifike pse nuk shihte televizor, ai përgjigjet: “I thashë vetes se nuk është për mua”.

Papa Françesku njihet si fans i futbollit, por thotë se nuk i shikon ndeshjet e skuadrës së tij të preferuar, San Lorenzo, por për rezultatet e ndeshjeve pyet rojet e tij.

Gjithashtu, në “rrëfimin” e tij, Ati i Shenjtë tregon se i mungon ecja nëpër rrugët e Romës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button