Home / Teknologji / Jonathan Ive, shefi i ri i dizenjimit i Apple

Jonathan Ive, shefi i ri i dizenjimit i Apple

Apple ka emëruar dizenjuesin britanik Jonathan Ive në rolin e shefit të dizenjimit në kompaninë më të vlerësuar në botë.

Më parë, Jonathan ka mbajtur postin e zv.presidentit të dizenjimit dhe ka ndihmuar në projektimin e disa prej pajisjeve më popullore teknologjike. Ai ka marrë një çmim në vitin 2012 për shërbimin e tij në dizenjim.

Kjo lëvizje është publikuar nga vetë Ive, në një intervistë për gazetën britanike “Telegraph”. Në një memo të brendshme të punonjësve, shefi ekzekutiv Tim Cook thotë se roli i ri i krijuar i z. Jonathan do të zgjerohet përtej pajisjeve, në dizenjimin e dyqaneve të shitjes me pakicë të kompanisë, kampusin e ri në Kaliforni, dhe madje edhe mobiljet.

Apple është duke blerë një godinë të re, që njihet edhe si “spaceship” për formën e saj rrethore, ku do të punojnë 12 mijë punëtorë. “Në këtë rol të ri, ai do të fokusohet  në projektin e dizenjimit, ideve të reja dhe iniciativave të ardhshme”, ka thënë Cook në këtë memo.

Jonathan ka ndihmuar në dizenjimin e produkteve, si iPod, iPhone, iPad dhe smartwatch. Më herët është raportuar se ai është duke punuar mbi një makinë të Apple. Detyra e re nis në korrik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: