Politika

Vizita e Vuçiç në Tiranë, zbardhet axhenda

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në vendin tonë, e para e një kryeministri serb në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme ka zbardhur dhe axhendën e vizitës dyditore të Vuçiç në Tiranë. Kreu i Qeverisë serbe pritet të zbresë në Aeroportin e Rinasit në orën 11:00, ndërsa pritet të mbërrijë në Pallatin e Brigadave rreth orës 11:30.

Nga ora 11.35 – 11:45 do të zhvillohet ​ceremonia e mirëseardhjes ​(përpara Pallatit të Brigadave). Nga ora 11:50- 12:45​ do të zhvillohet takimi dypalësh i delegacioneve, kryesuar nga dy kryeministrat, ndërsa nga ora 12:50-13:20 ​pritet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Po ashtu, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ora 15:00 – 15:40, Kryeministri Vuçiç do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Më tej nga ora 15:50 -16:30 ​do të ketë një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, ndërsa nga ora 16:40-17:15 do të takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button