Kronika e zeze

Gjendet i mbytur te liqeni i Farkës, ishte lidhur pas një shtylle betoni

liqeni_farkesNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku trupi i pajetë i një personi është gjetur te liqeni i Farkës. Viktima është identifikuar si Napolon Myrtezaj 46 vjeç.

Policia bën të se viktima mund të jetë vrarë pasi është gjetur i lidhur pas një shtylle rrushi.  Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për të nxjerrë trupin e tij nga liqeni.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet pasi dyshohet për ndonjë vrasje të mundshme, duke parë që kufoma është gjetur i lidhur me një shtyllë.

Është e paqartë nëse Myrtezai ka humbur jetën nga mbytja apo është vrarë më parë dhe më pas trupi i tij është lidhur me një shtyllë betoni në mënyrë që të mos dilte në sipërfaqe.

Policia ka nisur punën gjithashtu dhe për të ekzaminuar kohën që trupi i pajetë i Myrtezait ka qëndruar nën ujë në liqenin në periferi të kryeqytetit.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button