Home / Politika / Kryeministri maqedonas konfirmon vizitën, mbërrin sot pasdite në Tiranë

Kryeministri maqedonas konfirmon vizitën, mbërrin sot pasdite në Tiranë

gruevskiKryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, që do të mbahet sot dhe nesër (27-28 maj) në Tiranë.

Kreu i qeverisë maqedonase pritet të mbërrijë sot pasdite, në orën 17.00, në kryeqytetin shqiptar dhe në agjendën e tij, ndër të tjera, janë parashikuar takime me krerët më të lartë të shtetit.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mbërrin po sot në kryeqytetin shqiptar.
Në këtë samit do të mungojë kryeministri grek, Alexis Tspiras

Leave a Reply

%d bloggers like this: