Home / Sporti / Zvicër– Arrestohen gjashtë zyrtarë të futbollit me kërkesë të SHBA-së

Zvicër– Arrestohen gjashtë zyrtarë të futbollit me kërkesë të SHBA-së

fifaGjashtë zyrtarë të botës së futbollit, të dyshuar për korrupsion, u arrestuan sot në Zyrih me kërkesë të autoriteteve amerikane, theksuan autoritetet zvicerane, dy ditë nga zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, ndërkohë që presidenti Joseph Blatter kandidon për një mandat të pestë.

“Policia zvicerane arrestoi gjashtë funskionarë të futbollit (…) me kërkesë të autoriteteve amerikane. Përfaqësues të medias sportive dhe kompanive të marketingut sportiv ishin të përfshirë në pagesat për funksionarët e lartë të organizatave futbollistike (të deleguarit e FIFA-s dhe persona të tjerë që i përkisnin organizatave të anëtarësuara në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit) në këmbim të të drejtave mediatike dhe të drejtave të marketingut në kompeticionet e organizuara në SHBA dhe Amerikën e Jugut”, theksoi ministri zviceran i Drejtësisë në një komunikatë.

”Ata dyshohen se kanë marrë shuma disa milionëshe nga vitet 1990 deri në ditët tona”, theksojnë autoritetet zvicerane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: