Home / Rajoni / Maqedonia / Zaevi sot para Qeverisë shpërthen bombën e radhës

Zaevi sot para Qeverisë shpërthen bombën e radhës

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev “bombën” e radhës do ta publikojë para Qeverisë. Kjo u paralajmërua dje pas takimit të liderëve, me ç’rast u tha se LSDM-ja do të vazhdojë me publikimin e video-incizimeve nga skandali i përgjimeve në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë”.

Kreu i LSDM-së Zaev i premtoi opinionit se do të publikojë të gjitha audio-materialet me të cilat disponon dhe atë do ta bëjë pa dallim të procesit të bisedimeve për zgjidhjen e e krizës së thellë.

Bisedat e papublikuara kanë të bëjnë me mbylljen e Televizionit A1, vrasja te Liqeni i Smillkovcit, por edhe aksionet policore si ‘Detonator’ dhe ‘Spiun’.

Kohë më parë Zaev paralajmëroi se para fillimit të publikimit janë përgatitur 102 materiale, me argument dhe keqpërdorime, ndërsa para protestës së madhe qytetare të 17 majit ishin publikuar vetëm 33-të.

Leave a Reply

%d bloggers like this: