Home / Teknologji / Rusia kërcënon Google, Facebook dhe Twitter

Rusia kërcënon Google, Facebook dhe Twitter

Roskomnadzor, një agjenci qeveritare ruse që vëzhgon komunikimin dhe median, ka kërcënuar se do të bllokojë aksesin në Google, Facebook dhe Twitter, nëse shërbimi i këtyre mediave sociale nuk  dorëzon të dhëna për disa blogera rusë.

gjencia qeveritare i ka kërkuar Google, Facebook dhe Twitter të dorëzojnë të dhëna për disa blogera në veçanti, që kanë një numër prej 3 mijë lexuesish apo më shumë. Rozkomnadzor i ka kërkuar gjithashtu shërbimeve të fshijnë përmbajtjet që promovojnë protesta apo ngjarje të tjera të palejueshme, raporton Reuters.

Vitin e kaluar presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se interneti nuk do të kontorllohet nga qeveria. Por veprimet e fundit të Roskomnadzor tregojnë të kundërtën. Një ligj i miratuar në 2014 i jep prokurorëve rus të drejtën të bllokojë faqe interneti pa gjyq, nëse këto faqe përmbajnë informacione për protesta të palejuara nga qeveria.

Nuk dihet ende nëse Google, Facebook dhe Twitter do të pranojnë kërkesën e Roskomnadzor, por raportet e transparencës së kompanive tregojnë se Facebook dhe Twitter kanë refuzuar të gjitha kërkesat nga qeveria ruse për informacione mbi përdoruesit e tyre gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Ndërsa Google, ka plotësuar 5% të 134 kërkesave të qeverisë ruse gjatë të njëjtës periudhë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: