Teknologji

Samsung lançon Galaxy S6 Edge, me temën e Iron Man

Samsung ka publikuar pajisjen e re për fansat e Tony Stark, dhe armatimit të tij të superfuqisë, Galaxy S6 edge, Iron Man Limited Edition.

Nuk është një ndryshim i vogël. Përveç temës me ngjyrë të kuqe dhe ar, kostumi i Iron Man është edhe në pjesën e prapme të tij. Ai vjen me një kuti speciale, e pagabueshmja Iron Manish. Madje ka edhe një karrikues të personalizuar që duket si një prej reaktorëve të Iron Man, ekzaktësisht Mark IV.

Programi gjithashtu ka pësuar disa ndryshime si me ikona të reja, fonte të reja dhe ngjyra të reja ekranesh. Specifikimet e tjera janë të njëjtat me Galaxy S6 Edge; ky variant i veçantë vjen me 64 GB memorie.

Fatkeqësisht për SHBA dhe Europën, ky model do të jetë fillimisht në shitje në Kore, që prej 27 majit, dhe më pas në qershor në Kinë dhe Hong Kong.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button