Maqedonia

Zaev: Shqiptarë të pafajshëm janë në burg për rastin “Monstra”

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se shtatë shqiptarët e dënuar për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit janë të pafajshëm.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, ka ka shtuar se shtatë shqiptarët po qëndrojnë në burg edhe pse janë të pafajshëm. Sipas tij, me publikimin e materialeve të përgjimeve për këtë rast të njohur si “Monstra” mund të nxiten trazira tek bashkësia etnike shqiptare në Maqedoni, shkruan “INA”.

“Mund të ketë viktima. Andaj momentalisht po udhëheqim bisedime intensive me shqiptarët, për të gjetur mënyra për parandalimin e një reagimi të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm me të vërtetën” ,deklaroi Zaev.

Ai tha se nuk pret dorëheqjen e kryeministrit Gruevski dhe se sipas tij, një qeveri kalimtare do t’i mundësonte atij largimin me dinjitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button