Home / Kuriozitete / Avokati nga Kenia ofron lopë, dele e dhi për dorën e vajzës së Obamës

Avokati nga Kenia ofron lopë, dele e dhi për dorën e vajzës së Obamës

Ëndrra e Felix Kiprono, nga Kenia, është të martohet me vajzën 16-vjeçare të Barack Obama, Malia dhe për këtë është gati të takohet me babanë e saj kur të vizitojë Kenian në qershor. Ai ka ofruar 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi në këmbim të dorës së vajzës së presidentit të SHBA.

obama1

Avokati i ri thotë se paratë nuk kanë asnjë rëndësi dhe se dashuria e tij është e vërtetë. Nëse Obama i pranon lopët, delet dhe dhitë është gati t’i ofrojë Malias një dasmë tradicionale tipike. Ai thotë se ka qenë i interesuar për vajzën e Obamës që në vitin 2008.

“Në fakt unë nuk kam dalë asnjëherë me asnjë femër tjetër dhe premtoj se do t’i qëndroj besnik deri në fund asaj”, është shprehur keniani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: