Europa

Gjermania arreston një punonjës të inteligjencës gjermane, dyshohet se është spiun amerikan

gjermanNjë punonjës i shërbimit të inteligjencës gjermane është arrestuar pasi dyshohet se spiunonte për SHBA.
Sipas BBC, personi i arrestuar dyshohej se po mblidhte informacione në lidhje me një komision parlamentar gjerman, që po heton pretendimet për spiunazh amerikan.

Autoritetet në Gjermani i kanë kërkuar ambasadorit amerikan sqarime të shpejta.

Vitin e shkuar, NSA, Agjencia për Sigurinë Kombëtare në SHBA, u akuzua se përgjonte telefonin e kancelares Angela Merkel si pjesë e një programi gjigant përgjimesh.

Korrespondenti i BBC në Berlin thotë se akuzat e reja për spiunazh amerikan do e bëjnë akoma më të vështirë për SHBA që të fitojë ndihmën e Gjermanisë në përpjekjet për të kundërshtuar ndërhyrjen ruse në Ukrainë, por edhe për të kontrolluar ambiciet bërthamore të Iranit.

Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se ajo është informuar për arrestimin.

“Çështja është serioze, është e qartë,” tha ai.

Spiegel shkruan se personi i arrestuar u ka dorëzuar amerikanëve informacione në këmbim të parave.

Megjithatë, një politikan i tha Reuters se i dyshuari i ka ofruar shërbimet e tij për amerikanët në mënyrë vullnetare.

Gjermania është shumë e ndjeshme për çështjet e spiunazhit për shkak se shumë nga qytetarët e saj në lindjen ish- komuniste spiunoheshin nga policia sekrete Stasi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button