Home / Bota / Putin uron Obamën me rastin e Pavarësisë së SHBA’ve

Putin uron Obamën me rastin e Pavarësisë së SHBA’ve

putin_obamaPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit amerikan Barack Obama, me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Në mesazhin e urimit Putin ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Kremlinit, Putini po ashtu ka theksuar se, “Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, si vende që mbajnë përgjegjësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, duhet të bashkëpunojnë në interes të gjithë botës”.

Rusia dhe SHBA-të kanë pasur marrëdhënie të ftohta për muaj të tërë. Ato janë përkeqësuar pasi Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars.

Uashingtoni nuk ka ambasador në Moskë qysh në muajin shkurt, kur Michael McFaul ka dhënë dorëheqjen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: