Home / Politika / Këshillat Gjyqësorë Rajonalë, Nishani:Reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse

Këshillat Gjyqësorë Rajonalë, Nishani:Reforma në drejtësi gjithëpërfshirëse

Përfaqësues nga 14 shtete, pjesë e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të  Këshillave për Gjyqësorin janë mbledhur të enjten në Tiranë për të diskutuar rreth shkëmbimit të ideve dhe eksperiencave në fushën e gyqësorit.

I pranishëm në takim, Presidenti i Repubikës Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë, sidomos në fushën e reformimit të sistemit gjyqësor. Ai theksoi se reforma në drejtësi është sfida me të cilën përballet vendi në kuadër të reformave integruese në BE.
Kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë e reformës në drejtësi, e cila tha ai, duhet të jetë gjithëpërfshirëse. “Si çdo reformë tjetër me rëndësi kombëtare, edhe reforma në drejtësi duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës. Kjo e  bën të detyrueshme pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve institucionalë dhe politikë të vendit, përfshirë këtu dhe shoqërinë civile si një aktor thelbësor në një shtet të së drejtës”, theksoi Presidenti Nishani.
KLD Foto Agim Dobi(3)Në këtë proces, vijoi ai, dhe roli i KLD-së është i pazëvendësueshëm, si autoriteti shtetëror përgjegjës për mbrojtjen, emërimin, transferimin, shkarkimin e vlerësimin moral e profesional të gjyqtarëve.
Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave për Gjyqësorin, mbledh përfaqësues të organizatave gjyqësore administrative nga vendet e SEECP si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Italia Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
Ky bashkëpunim ndërkombëtar i përfaqësuesve të autorizuar të Autoriteteve Rregullatorë Gjyqësore të rajonit të Ballkanit ka filluar në vitin 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published.