Home / Parlamentare / Nis seanca plenare, Beqaj në interpelancë: Po u ngushtojmë hapësirat për abuzime të atyre që ju financojnë fushatën

Nis seanca plenare, Beqaj në interpelancë: Po u ngushtojmë hapësirat për abuzime të atyre që ju financojnë fushatën

Seanca e plenare e Kuvendit ka nisur të enjten me  interpelancën e ministrit te Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, lidhur me ‘informacionet zyrtare të vjedhjes së 1.5 miliardë lekëve përmes, recetave fallco të ilaçeve të rimbursueshme”.

Në përgjigjen e tij ministri Beqaj mohoi të ketë pasur abuzime me ilaçet e rimbursueshme, ndërsa theksoi angazhimin maksimal të qeverisë për reformimin e sistemit shëndetësor.

Rendi i ditës i seances se sotme parashikon diskutimin e disa projektligjeve të rëndësishme si, ai “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, pr/ligji “Për investimet strategjike”, disa ndryshime në ligjin “Për sistemin arsimor parauniversitar”, etj.
Gjithashtu, Kuvendi voton sot dhe dekretin e Presidentit të Republikës, që emëron Blendi Klosin në postin e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Z. Klosi zëvendëson në këtë post Erjon Veliaj, i cili u dorëhoq pas kandidimit të tij për kryetar të bashkisë Tiranë, në zgjedhjet e 21 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.