Home / Rajoni / Maqedonia / Gruevski: Nëse do ishim anëtare e NATO-s, s’do të ndodhte Kumanova

Gruevski: Nëse do ishim anëtare e NATO-s, s’do të ndodhte Kumanova

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duke prekur edhe ngjarjet e fundit tragjike të ndodhura në vendin e tij, ka vlerësuar se siguria është një çështje që kërkon prioritet.

Ai kërkoi tejkalimin e kontesteve mes vendeve të Ballkanit, duke nënvizuar se, po të mos ishin ato, “Maqedonia jo vetëm do kishte qenë anëtar i NATO-s dhe do kishte nisur negociatat e anëtarësimit në BE, por ato që ndodhën (ngjarjet në Kumanovë) do të kishin pasur një rrjedhë tjetër”.

“Megjithatë, ne po punojmë me reformat që të ecim përpara dhe është pozitive që vendet e rajonit po bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Gruevski, i cili u ka dërguar edhe një mesazh liderëve rajonalë.

“Udhëheqësit e vendeve të Evropës juglindore duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat që bëjnë, sepse qytetarët i ndjekin ato dhe disa prej tyre mund të krijojnë ndjesi negative tek ata, ndjeci të cilat mund të jenë të vështira për t’u zgjidhur”, ka vijuar Gruevski.

Më tej ai ka shprehur vullnetin që Maqedonia të jetë pjesë e projekteve rajonale, por që të realizohen këto, ka nënvizuar ai, duhet të zgjidhen më parë kontestet.

“Për ne është e rëndësishme që sa më parë të nisim negociatat me BE-në dhe shembujt e Sllovenisë dhe Kroacisë mund të jenë të mirë edhe për ne, edhe për Greqinë për të zgjidhur problemet bilaterale”, ka shtuar Gruevski.

Leave a Reply

%d bloggers like this: