Maqedonia

Ja mesazhi i Gruevskit për Edi Ramën

Kryeministri Nikolla Gruevksi bëri me faj fqinjin e saj Greqinë që Maqedonia nuk është në familjen e BE-së dhe të NATO-s që sipas tij, do të bënte që Maqedonia të kishte një rrjedhë tjetër. Ndërkohë përcolli dhe një mesazh liderëve të vendeve të Europës juglindore të bëjnë kujdes me deklaratat.

Por a ishte ky një mesazh indirekt për kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së fortë që ky i fundit përcolli për Maqedoninë pas ngjarjeve në Kumanovë.

“Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndjesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi”, tha kryeministri maqedonas në fjalën e tij, përcjell Portali Albeu.

Çfarë deklaroi Edi Rama më 20 maj 2015?

“Për Maqedoninë kemi mbajtur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe mbështetës por ndaj të cilës kemi qenë po ashtu të detyruar që edhe në Samitin e Wellsit të kërkojmë respektimin deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit.

Do të ishte thjesht e pamundur që unë t’i shmangesha në këtë moment dy fjalëve për Maqedoninë e tragjedinë e Kumanovës ku fatkeqësisht fjala terrorizëm dhe fjala shqiptar u bënë bashkë në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese. Kjo është e papranueshme jo vetëm për ne por dhe për vetë interesin e Maqedonisë dhe autoritetet maqedonase duhet ta kenë shumë të qartë. Shqiptarët kanë qenë janë dhe mbeten një faktor shtet formues i patjetërsueshëm, i padiskutueshëm dhe i pazëvendësueshëm për integritetin e shtetit maqedonas.

Dhe asgjë më e gabuar dhe asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë të gjithëve ne në këtë betejë të përbashkët kundër terrorizmit sesa të përziejmë termin terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmit por demokracinë dhe në trajtimin e fenomeneve që nuk janë kërcënime terroriste por shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë.

Përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme siç do të jetë e patolerueshme për shtetin dhe qeverinë shqiptare vonesa dhe ende më keq mungesa e transparencës dhe e dreqësisë për terrorin dhe dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës.

Shqipëria e të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pahetueshme. Një Maqedoni demokratike për të gjithë që duhet të jetë pjesë e NATO-s por s’mund të jetë pjesë e saj pa trajtuar në frymë e në germë vlerat e parimet që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak por një aleancë të popujve e vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrorizmit. Që do të thotë se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa respektuar në frymë e në germë Marrëveshjen e Ohrit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button