Politika

Meta-Glover: Sa më shumë vëzhgues të huaj për zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim inkurajon sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimi e zgjedhjeve. Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë takimit me kryevëzhguesen e OSBE/ODIHR, Audry Glover.

Meta, njëherazi edhe kryetar i Kuvendit, tha se mazhoranca është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta të zhvillimit të zgjedhjeve, “ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht, për të zgjedhur kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre”.

Ai shprehu bindjen se “populli shqiptar e ka qytetarinë e duhur për t’u shprehur lirisht më 21 Qershor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button