Politika

DASH vlerëson vizitën e Vuçiç në Tiranë: Historike, përshëndesim angazhimin për forcimin e bashkëpunimit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur vizitën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë, duke e cilësuar si vizitë historike.

Drejtori i zyrës së shtypit të DASH, Jeff Rathke, është shprehur se, “Shtetet e Bashkuara përshëndesin kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama lidhur me vizitën e parë zyrtare të një kryeministri serb në Tiranë më 27 maj”.

“Vizita historike e Vuçiçit vjen gjashtë muaj pasi kryeministri Rama vizitoi Beogradin, vizita e parë e këtij niveli nga një kryeministër shqiptar pas afro 70 vjetësh”, tha Rathke.

Ne, vijoi ai, “përshëndesim dy liderët për riafirmimin e angazhimit të tyre të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve të tyre dhe kontributit për paqen, përparimin dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit”.

Edhe në vizitën që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi në Beograd nëntorin e shkuar, DASH përshëndeti angazhimin e përbashkët të dy kryeministrave.

“Ne e mirëpresim angazhimin e përbashkët që këta dy liderë kanë treguar në hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, thuhej në 12 nëntor 2014 në deklaratën për shtyp të DASH-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button