Te ndryshme

Katër në një – djaloshi që quhet Zinedine Yazid Zidane Thierry Henry Barthez Eric Felipe Silva Santos

zidaneAFP ka gjetur një shtatë-vjeçar në Brazil me një emër të jashtëzakonshëm: Zinedine Yazid Zidane Thierry Henry Barthez Eric Felipe Silva Santos.

Zidane i vogël, siç njihet ai, mund t’i theksojë tre emrat e tij të parë pa problem, por çalon më pas.

“Nuk i di të gjithë emrat ende. Kurrë nuk i kam mësuar”, ka thënë Zidane për ueb-faqen e lajmeve G1.

Babai i djaloshit ka dashur që t’i nderojë yjet francezë Barthez, Zidane dhe Henry pasi u dashurua me atë vend. Eric i referohet ish-legjendës së Man U, Cantona, dhe Felipe është një referencë lokale për menaxherin e Brazilit. Silva Santos është mbiemri i tyre.

“U pushtova nga miqësia e popullit francez gjatë një vizite para disa vitesh që i bëra vajzave të mia atje dhe vendosa që ta mësoja gjuhën që të mundja të flisja pa tingëlluar qesharak nëse do ta vizitoja vendin sërish”, ka thënë ai për AFP.

Por, ajo që tingëllon tashmë edhe më qesharake se mos-mësimi i gjuhës frënge është emri i të birit të tij Zinedine Yazid Zidane Thierry Henry Barthez Eric Felipe!

Dhe, për sa i përket mendimit të Zidanes së vogël, ai thotë: “Më shumë do të doja sikur ta kisha emrin Luiz Gustavo, mesfushorit brazilian”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button