Home / Sporti / Shpëtim Duro jep dorëheqjen nga Partizani

Shpëtim Duro jep dorëheqjen nga Partizani

Trajneri i Partizanit Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqjen nga stoli, pasi nuk arriti të përmbushë objektivat e sezonit dhe se pati mosmarrëveshje me presidentin Gaz Demi në lidhje me pagën e tij.

Para pak ditësh Duro dhe Demi kanë diskutuar mbi të ardhmen, por sipas burimeve, ish-trajneri i “demave” tashmë, nuk ka qenë dakord me një ulje të rrogës në kontratën e re që duhej të nënshkruante.

Leave a Reply

%d bloggers like this: