Home / Sporti / Sporti ne bote / Alarm për bombë në Kongresin e FIFA-s

Alarm për bombë në Kongresin e FIFA-s

Policia zvicerane bëri të ditur se pati një alarm për bombë në Kongresin e FIFA-s në Zyrih, aty ku sot do të mbahen zgjedhjet për presidentin e organizmit drejtues të futbollit botëror.

Policia evakuoi të gjithë të pranishmit në sallë dhe pas kontrolleve të imtësishme, të gjithë pjesëmarrësit në kongres janë kthyer për të vazhduar me punimet.

Kërcënimi për bombë erdhi gjatë pushimit të drekës. Gazetarët u larguan me justifikimin se duhej të pastrohej ambienti, por më pas nuk u lejuan më të futeshin nga hyrja e dedikuar për shtypin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: