Maqedonia

Fajon: Nuk kanë të ndalur akuzat ndaj Gruevskit për kontroll ndaj mediave

Euro-deputetja Tanja Fajon në një analizë mbi lirinë e mediave në Maqedoni, thekson se që nga ardhja e Gruevskit në pushtet, nuk kanë ndaluar akuzat serioze lidhur me kontrollin e tij ndaj mediave.

Duke shpërblyer vetëm mediat pro-qeveritare dhe nga ana tjetër, duke injoruar zërat kritikë, Gruevski ka krijuar një “Perandori të rrejshme” e cila mori epilogun vetëm pak ditë më parë me protesta kundër qeveritare, dhe asnjë televizion maqedonas nuk e transmetoi atë”, konstatonte Fajon në një analizë të saj rreth ngjarjeve në vend.

Si pasojë, Twitter dhe Facebook të cilët gëzojnë gjithnjë e më shumë famë në mesin e të rinjve, vitet e fundit, janë burimi i vetëm i informacionit të besueshëm.

Por qeveria ishte aq e zgjuar sa kufizoi qasjen te mediat sociale në ditën e protestave, lidhja e internetit u dobësua, duke vështirësuar ngarkimin e fotografive nga protestuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button