Europa

Rreth 4 200 imigrantë të shpëtuar në Mesdhe, 17 të vdekur

Rreth 4 200 imigrantë u shpëtuan dje në Mesdhe, njoftuan rojat bregdetare italiane që koordinuan shpëtimin e imigrantëve, ndërkohë që 17 të vdekur janë gjetur në disa barka.

Totali i personave të shpëtuar në 24 orë është një prej më të lartëve të këtyre viteve të fundit, por rojat bregdetare nuk janë në gjendje të thonë nëse ky është një rekord. Deri tani, ditët më të ngarkuara të këtij viti kanë shënuar shpëtimin e 3 791 imigrantëve më 12 prill dhe 3 690 më 2 maj.

Thirrjet për shpëtim kanë ardhur nga 22 anije të ndryshme, kryesisht nga brigjet e Libisë, por gjithashtu edhe në jug të brigjeve italiane.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se të paktën 40 mijë njerëz janë përpjekur të kalojnë Mesdheun që nga janari deri në fund të prillit. Shtimi i ndjeshëm i numrit të emigrantëve klandestinë lidhet kryesisht me kaosin që ka përfshirë Libinë gjatë kohëve të fundit. Gjithashtu edhe shumë emigrantë janë duke u përpjekur t’i shpëtojnë konfliktit apo varfërisë në vende si Siria, Eritrea, Nigeria dhe Somalia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button