Kuriozitete

Arrestohet “pëllumbi spiun”

Një pëllumb spiun raportohet të jetë arrestuar nga policët e Indisë, i cili mendohet se dërgonte mesazhe sekrete nga Pakistani.

Shpendi është kapur në një fshat të Manwal, Punjab, afër kufirit Indi- Pakistan.

Fillimisht ai u shfaq si një zog normal në shtëpinë e një berberi. Por kur djali i tij 14-vjeçar e kapi për ta mbajtur në shtëpi, ai vuri re një shenjë të çuditshme, raporton The Times of India.Ai e çoi zogun në komisariat, ku oficerët zbuluan një mesazh të shkruash në Urdu me një seri numrash.

Ata e dokumentuan pëllumbin si një ‘spiun i dyshuar’, dhe njoftuan agjencinë e sigurisë së Indisë për një grafi, për të parë nëse shpendi kishte pajisje të fshehura.

“Nuk u gjet asgjë tjetër, por ne e mbajtëm zogun në arrest”, ka thënë një përfaqësues i policisë, Rakesh Kaushal.

Ai rrëfen se policët kanë parë edhe pëllumb që fluturojnë me kamera për të spiunuar terrenin. “Por ne nuk gjetëm as kamera, as përgjues as kartë SIM”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button