Zgjedhjet lokale 2015

Bojaxhi: Bashkia do ruajë hapësirat e gjelbërta e do përmirësojë infrastrukturën

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, gjatë takimeve në Komunën e Parisit, foli për mungesën e hapësirave dhe trotuareve. Ai u takua me nënat e reja që ngritën si problem kryesor pengesat që hasin gjatë lëvizjes së tyre.

Bojaxhi tha se si pasojë e interesave të kryebashkiakëve partiakë, kjo zonë u shndërrua nga fidanishte në geto betoni, ku kalimi është me pengesa. Ai u angazhua se nën drejtimin e tij, bashkia do të ruante hapësirat e gjelbërta dhe do të përmirësohet infrastruktura e zonës.

Bojaxhi u shpreh se Komuna e Parisit fare mirë mund të quhet komuna e kaosit. “Kjo zonë është rezultati i korrupsionit dhe klientelizimit. Nga një fushë me fidanishte kjo zonë është shndërruar sot në fushë betoni. Veç banesave këtu nuk është siguruar asnjë infrastrukturë për të siguruar cilësinë e jetës. Të jesh këmbësor, veçanërisht fëmijë apo i moshuar në këtë zonë, je i rrezikuar çdo çast.”
Më tej  Bojaxhi u shpreh se “ne kemi mundësinë ta rregullojmë qytetin tonë dhe të mos i lëmë politikanët e korruptuar dhe klientët e tyre ta shkatërrojnë edhe më shumë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button