Kuriozitete

Ja si ushqehen astronautët në hapësirë, NASA publikon fotot

E keni pyetur ndonjëherë veten se si mund të pini një gotë me qumësht aty ku graviteti është 0. E madje të imagjinoni që të hani makarona me kokë poshtë? Kur vjen puna për të udhëtuar në hapësirë, NASA kujdeset për çdo detaj, duke përfshirë edhe ato që lidhen me stilin e jetës së astronautëve.

 

Atyre nuk u mungon asgjë, duk nisur nga sporti e deri tek kostumet dhe objektivi është që kozmonautët të ndjehen sa më pranë shtëpisë. Natyrisht kjo vlen edhe për ushqimin. Por çfarë hanë astronautët në hapësirë? Këtu janë disa fotografi të paketimit të ushqimit të bëra nga NASA.

Ushqimi në vitet '80
Ushqimi në vitet ’80

Në misionet e para të viteve ’60, e deri më sot gjërat pak kanë ndryshuar. Në fillim ushqimi që çohej në hapësire nuk ishte studiuar për një konsum me gravitet zero, duke u përbërë nga produkte identike me ato që gëzojnë në Tokë, por në paketimin e “zgjuar” …. rezultati?

Ushqimi  sot
Ushqimi sot


Studimet e mëvonshme janë iniciuar për përmirësimin e paketimit dhe përmbajtjen e ushqimit që do të përmbushte kërkesat e jetës në hapësirë. Në  vitet ‘70 u shfaqën kuti të posaçme për të organizuar çdo vakt. Ushqimi 1987-1972

Me ardhjen e viteve ’90 janë përdorur gjithmonë produkte të lëngshme, që konsumoheshin nëpër kanoçe.  Përveç kësaj, edhe kuzhina molekulare na ka mësuar se ushqimi nuk është ajo që shohim, por çfarë shije ka.

Pijet
Pijet

Në misionet e NASA-s ajo që ka rëndësi është të ushqyerit i ekuilibruar të personave që përfshihen në to! Qëllimi është që ata të marrin sa më shumë vitamina, proteina dhe karbohidrate, në hapësirën më të vogël të mundshme!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button