Maqedonia

Apeli i Borisovit për dorëheqjen e Gruevskit, i drejtë dhe racional

BorisovApel i drejtë dhe racional. Kështu e kanë cilësuar thirrjen e kryeministrit bullgar Bojko Borisov për dorëheqje të Gruevskit, analistët Nano Ruzhin dhe Alajdin Demiri. Sipas tyre Borisov ishte lideri i parë i cili veproi në drejtim të qetësimit të situatës në Maqedoni duke kërkuar dorëheqjen e Gruevskit.

“Ai është një apel i pazakontë por duke pas parasysh se Bullgaria me shumë vëmendje po i ndjek ngjarjet në Maqedoni, ajo është një qasje racionale. Qasje e cila thjeshtë është një nga kushtet që të arrihet deri në qetësimin e situatës në Maqedoni. Thirrja e tij është në rregull. Thirrja  e tij  nuk ishte as armiqësore e as kërcënuese por thjeshtë shprehje e një vlerësimi real politik se në politikë ekziston fillimi dhe fundi dhe se ndoshta pas fundit mund të ktheheni sërish etj. Kështu që politika duhet të  kuptohet nga dimensionet e tija demokratike ndërsa ata që kanë bërë krim ajo është çështje tjetër. Intervenimi i tij ishte pastër politik në kuptim se politika nuk mund të uzurpoj qytetarët, shtetin, mendimin e lirë e as rajonin”, tha Nano Ruzhin, analist politik.

“Është e çuditshme se Bullgaria në këtë fazë u vu në pozitat e opozitës dhe u vu në pozitat e LSDM-së gjegjësisht të Zaevit dhe e trajtuan në një mënyrë si një kryeministër të ardhshëm. Ajo që është e rëndësishme është se pozicionimi i Bullgarisë është për rruajtjen e Maqedonisë që është një risi në këtë raport dhe rregullimin e brendshëm shtetëror me të cilët Bullgaria përqendrohet dhe i jep përkrahje kësaj politike të LSDM-së dhe i jep përkrahje unitarizmit në Maqedoni dhe heq dorë nga ato embargo dhe qëndrime që më parë i kishte paralajmëruar”, tha Alajdin Demiri, analist politik.

Analistët kanë arsyetuar edhe pritjen dhe trajtimin e liderit të opozitës Zoran Zaev nga kryeministri bullgar. Sipas tyre trajtimi i Zaevit si kryeministër tregon për përkrahjen e ndërrimit të politikës.  “Ajo është një shenjë e mirë, vlerësimet e Borisovit i cili është I afërt edhe me Brukselin dhe me Uashingtonin janë në rregull. Sigurisht që pak del nga shprehitë e zakonshme diplomatike të liderëve ballkanik por në Perëndim, në shtetet me demokraci të zhvilluar liderët opozitar kanë pothuaj funksion të njëjtë në tretmanin e liderëve të caktuar,  madje kishim rast edhe me krizën në Ukrainë”, theksoi Nano Ruzhin, analist politik.

Vizita e Zaevit në Bullgari, sipas Nano Ruzhin ka thyer edhe stereotipat për bashkëpunimin e të majtës me të djathtët dhe se me ardhjen në pushtet të së majtës mund të përmirësohen marrëdhëniet me fqinjët. Kjo praktikë sipas tij  duhet të vazhdohet edhe vendet e tjera fqinje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button