Teknologji

Dy studente shqiptare ne nje gare nderkombetare teknologjie

Grigor Basha dhe Mikel Çuni, janë dy student nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, të cilët së fundmi përfaqësojnë Shqipërinë në një garë ndërkombëtare.

Këta të dy student, konkurojnë në garën GIST TECH-i  Competition 2015 e cila është e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Inovacioni i këtyre studentëve aktualisht është ndër 15 projektet më të mira nga 792 gjithsej nga 74 vende të botës.
Inovacioni me te cilin këta student na përfaqesojnë quhet Smart Charging, ku synohet të ndërtohet një stacion me strukturë multifunksionale e cila do t’a përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të e bërë të mundur mbushjen e telefonave celularë, gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si psh opsioni Wi-Fi, logimi në internet etj.

Ata së fundmi kishin edhe një prezantim pranë studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, të cilët e prezantuan idenë e inovacionit të tyre, ku pjesëmarrës në këtë eveniment kishte edhe student nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Le t’i mbështesim me votën tonë duke klikuar në linkun e  mëposhtëm dhe t’i japim një shansë Shqipërisë të përfaqësohet me këta dy të rinj inovatorë në finalen e madhe të këtij konkursi, në Samitin Botëror të Sipërmarrjes 2015 në Kenia. Andaj të nderuar ju ftojmë të gjithëve te votoni për #smartboys në linkun e mëposhtëm

https://review.wizehive.com/voting/view/aaaspublicvote2014/29968/2875401/0

Numri i votimeve është i pakufizuar mjafton të votoni njëherë cdo 24 orë me një adrese e-maili aktive ose me një llogari aktive facebook-u. Sa më shumë e-maile aktive aq më tepër vota e aq më tepër shansë për Shqipërinë dhe shqiptarët për t’u përfaqësuar në finalen e madhe.

Votimi përfundom me datë 11 Qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button