Home / Sporti / Sporti ne bote / PSZH fiton të gjitha trofetë në Francë

PSZH fiton të gjitha trofetë në Francë

Paris Saint Germaini e ka fituar Kupën e Francës pas fitores prej 1-0 kundër Auxerre, në takimin e zhvilluar në Stade de France.

Skuadra nga liga e dytë franceze arriti të mbahej mirë në gjysmën e parë, përkundër rrezikut që bënë kryeqytetasit duke goditur edhe shtyllën.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 64-të me golin e Edinson Cavanit, i cili rezultoi edhe goli i triumfit.

Është hera e nëntë në histori të klubit që e fiton “Coupe de France”.

Para Kupës së Francës, Paris Saint Germaini kishte fituar edhe kampionatin francez (Ligue 1) dhe Kupën e Ligës.

Vetëm trofeu i Ligës së Kampionëve ishte i paarritshëm për ekipin e Laurent Blanc këtë edicion.

Leave a Reply

%d bloggers like this: