Home / Politika / Meta takim me të rinj në Vorë: Bashkia e re model në shërbimin ndaj qytetarit

Meta takim me të rinj në Vorë: Bashkia e re model në shërbimin ndaj qytetarit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me të rinj në zonën e Vorës, premtoi se bashkia e re do të jetë modeli më i mirë i shërbimit ndaj banorëve.

“Do të zbatojmë programin tonë dhe do e bëjmë bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë të shërbimit’, u shpreh kreu i LSI-së.

Meta tha gjithashtu se prioritet i veçantë do të nxitja e punësimit dhe formimi profesional.

“Më akuzojnë pse vij shpesh në Vorë. Nuk është faji im që të gjitha rrugët kalojnë nga Vora. Pas 21 qershorit do vij 2 herë në ditë në Vorë” u shpreh Lideri i LSI-së në takimin me të rinjtë.

Kjo ishte dhe një përgjigje ndaj opozitës e cila seancën e së enjtes së kaluar e akuzoi z.Meta se po ushtron presion ndaj kandidatit të djathtë në Vorë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: