Home / Rajoni / BE-SHBA-OSBE-NATO apel për bashkëjetesë paqësore ndëretnike

BE-SHBA-OSBE-NATO apel për bashkëjetesë paqësore ndëretnike

zzz103 Pas përleshjeve të dhunshme që ndodhën dje në Shkup mes policisë dhe manifestuesve shqiptarë, një apel për qetësi dhe bashkëjetesë paqësore ndëretnike vjen nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe nga NATO-ja, që ftuan palët për tolerancë dhe shpirt integrimi. Rreth 20 persona u plagosën pas përleshjeve të djeshme mes policisë dhe të paktën 5 000 manifestuesve etnikë shqiptarë që protestonin kundër dënimit me burgim të përjetshëm të gjashtë personave, qytetarë maqedonas të etnisë shqiptare, të shpallur fajtorë për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, dy vjet më parë. ”Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore, por asnjë të drejtë për veprime të dhunshme dhe shkatërruese”, thuhet në apelin e përbashkët të shpërndarë në Shkup nga BE-ja, SHBA-ja, OSBE-ja dhe NATO-ja, që ftojnë për dialog konstruktiv komponentët e ndryshëm etnikë të vendit të vogël ballkanik./

Leave a Reply

Your email address will not be published.