Home / Zgjedhjet lokale 2015 / KQZ prezanton tre projekte, monitorim me kamera sigurie 24 orë i ambienteve në Lundër

KQZ prezanton tre projekte, monitorim me kamera sigurie 24 orë i ambienteve në Lundër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot tr eprojekte në mbështetje të procesit zgjedhor 2015. Një nga këto projekte është pajisja me kamera sigurie e ambienteve në Lundër, ku administrohet materialet zgjedhore dhe fletët e votimit. Këto ambiente sipas KQZ, do të monitorohen me kamera sigurie 24 orë.

Një tjetër projekt është ai i hartave elektorale, të cilat do të përmbajnë informacion për zonat e administrimit zgjedhor dhe bashkitë. Ky informacion do të gjendet në faqen online të KQZ. Gjithashtu, KQZ do të ketë informacion on line mbi regjistrimin e listave, listat shumemërore dhe kandidatëve për kryetarë bashkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.