Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 1 qershor 2015

Horoskopi për datën 1 qershor 2015

Dashi

Një dashuri mesdhetare për shenjën tuaj. Mbarojeni shpejt punën nëse keni shumë për të bërë dhe mos e lini për ditën e nesërme. Më pak të sigurt do të ndiheni për gjërat materiale, ndaj kujdes.

Demi

Një valë emocionesh do të mbyllë majin tuaj. Nuk mund të mungojë ndonjë konflikt i matur. Por nga ana tjetër prezenca e miqve dhe e personave jo familjarë do t’ua bëjë atmosferën të kënaqshme.

Binjakët

Nuk do të mund të përmbyllni dot iniciativat tuaja, sepse dielli dhe Neptuni nuk do të jenë në pozicion të mirë për shenjën tuaj. Bëni kujdes për shëndetin. Një shëtitje pasdite do t’ju bënte vërtet mirë.

Gaforrja

Do të jeni në prag të realizimit të një ëndrre shumë të bukur dhe të madhe. Këtij padyshim i thonë vërtet fat. Është dita për t’u gëzuar dhe lumturuar pa masë.

Luani

Muajin që shkoi e nisët paksa keq, por ky muaj do të fillojë më mirë për ju. Me kalimin e ditëve do të mund të shihni rezultate konkrete. Do të përjetoni shumë emocione.

Virgjëresha

Dobësi fizike e provokuar nga Marsi. Disa keqkuptime do t’ju ndodhin për shkak të nervozizmit dhe ftohtësisë në vete. Hëna do t’ju bëjë shumë sensualë dhe kjo do të jetë një gjë pozitive për ata që janë çift.

Peshorja

Një dashuri si e juaja që arriti të triumfonte mbi gjithçka ia vlen vërtet. Venera do t’ju shkaktojë dhimbje koke, ndonjë mërzi të llojit intim, por fatin asgjë nuk mund ta pengojë që të realizohet.

Akrepi

Nëse do të mund të ishit pak transgresiv, jeta juaj do të ishte më argëtuese. Kjo vlen edhe për karrierën tuaj: ndaj kërkoni zgjidhje brilante. Në aspektin e shëndetit do të jeni shumë mirë.

Shigjetari

Neptuni i kuadruar te Dielli ju paralajmëron që të bëni kujdes me fizikun dhe shëndetin tuaj. Do të mund të merrni gjithçka që dëshironi me afrimin e verës.

Bricjapi

Duhet të tregoni vëmendje për shëndetin tuaj gjatë udhëtimeve. Ecja e ngadaltë do të mund të jetë shumë produktive për ju. Shfaqje e mrekullueshme e dashurisë. Mos e prishni për asnjë arsye.

Ujori

Do të jeni shumë emotiv sot, prej sjelljeve të brendshme dhe ngjarjeve të lumtura në familje. Të afërmit e rinj do të “mbjellin” shumë dashuri në ju. Mos harroni të falënderoni miqtë që jua mundësuan këtë.

Peshqit

Dy shpirtra do të bashkohen në një të vetëm. Mos u merrni edhe sot me gjëra materiale. Keni lindur për të dashuruar dhe për të dhënë dashuri. Do të thurni një himn për dashurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.