Home / Kuriozitete / Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar ushqime në 500 gradë celsius

Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar ushqime në 500 gradë celsius

Sezoni i ‘barbekysë’ sapo ka nisur, por një restorant në Lanzarote, në ishujt Kanarie ka zgjedhur të bëjë ‘barbekynë’ më të rrezikshme në botë duke gatuar ushqim mbi një vullkan. Restoranti i quajtur ‘El Diablo’ përdor temperaturën 450-500 gradë celsius të nxehtësisë gjeotermale për të gatuar mishin dhe peshkun.

vullkani1

I vendosur përbri vullkanit në parkun kombëtar të Timanfaya, në ishujt Kanarie, restoranti ka sajuar një zgarë të vërtetë mbi vullkanin e fjetur, ku përmes një vrime të thellë të veshur me gurë vullkanikë përçohet nxehtësia e nevojshme dhe mbi të gjitha natyrale për të gatuar ushqime të shëndetshme.

vullkani2

Fatmirësisht, pak shanse ka që vullkani i parkut kombëtar të Timanfaya të aktivizohet, duke qenë se shpërthimi i fundit i tij ka ndodhur në vitin 1824.

vullkani3

Pronarët e restorantit thanë për ‘ABC’ se, përpara se ta ndërmerrnin këtë nismë janë konsultuar me shkencëtarë dhe vullkanologë të cilët i kanë siguruar se metoda e pazakontë e gatimit të ushqimit është më se e sigurt dhe e shëndetshme.

vullakni3

Leave a Reply

%d bloggers like this: