Politika

Basha: Me votat e shqiptarëve diktojmë uljen e taksave dhe çmimeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e bashkëbisedimit me banorë dhe tregtarë në Malësinë e Madhe, Shkodër dhe Bushat.

Taksat e larta, mungesa e subvencioneve, rritja e çmimit të energjisë, papunësia dhe rënia e fuqisë blerëse ishin shqetësimet që banorët, fermerët dhe tregtarët i shprehën zotit Basha.

“Më 21 Qershor, me votën e shqiptarëve, të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë, të ulim çmimin e naftës dhe t’i japim mundësi biznesit të hapë vende pune, të shtojë të ardhurat. Vetëm këto mund ta hapin prapë këtë qepen, vetëm këto mund ta hapin perspektivën, me punë dhe dinjitet”, iu përgjigj Basha shqetësimit të banorëve.

Tregtarët thanë se qytetarët marrin me listë që nga ushqimet e deri tek veshmbathjet, gjë që ka vënë në vështirësi shumë tregtarë, të cilët kanë vendosur të mos japin më me listë. Shqetësim për banorët ishin dhe faturat abuzive të energjisë elektrike.

“Këtu, rrogat janë më të ulëtat në Ballkan, mjerimi është më i larti, taksat janë më të lartat. Në platformën tonë kombëtare kemi heqjen e TVSH-së për mallrat e shportës, duke përfshirë edhe miellin”, tha Basha.

“Oferta e Partisë Demokratike propozon 25% ulje çmimin e energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët”, vijoi ai më tej gjatë takimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button