Home / Kronika / Kronika e zeze / Greqi, shqiptari 45-vjeçar del nga burgu dhe vret bashkëshorten me thikë

Greqi, shqiptari 45-vjeçar del nga burgu dhe vret bashkëshorten me thikë

Një emigrant shqiptar në Greqi ka vrarë bashkëshorten menjëherë sapo ka dalë nga burgu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nafplio, ku burri 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka vrarë me armë të ftohtë thikë bashkëshorten e tij 33-vjeçare, nënë e dy fëmijë të mitur.

Policia ka sekuestruar thikën në vendin e ngjarjes, ku mendohet se ka mbërritur e lajmëruar nga dy fëmijët e mitur të çiftit.

Mendohet se shkak i ngjarjes është bërë kërkesa për divorc nga ana e 33 vjeçares për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.

Sipas policisë helene, 45 vjeçari kishte dalë nga burgu disa ditë më parë dhe ishte deportuar për në Shqipëri. Mendohet se ai ka hyrë sërish në tokën greke në mënyrë ilegale për të kryer krimin e rëndë.

One comment

  1. E njihja kte djalin që vrau …:( 🙁 kushuri të largët ishim por ka bere mëkat o zot….ai duhet të vdesi nën tortura 🙁

Leave a Reply

%d bloggers like this: