Home / Qeveritare / Bushati: Do të shmangen praktikat klienteliste për ambasadorët

Bushati: Do të shmangen praktikat klienteliste për ambasadorët

Konferenca e Ambasadorëve

Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, çeli dje Konferencën  Ambasadorëve, një traditë e rikthyer pas katër vitesh. Me temën “Diplomacia në veprim”, kreu i diplomacisë shqiptare, duke vlerësuar kontributin e të gjithë aktorëve diplomatikë, u shpreh i prerë lidhur me shmangien e praktikës klienteliste. “Tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për diplomatë profesionistë; të cilët, janë të aftë të hartojnë analiza dhe të bëjnë të gjithë punën përgatitore të nevojshme, që mundëson vendimmarrjen e bazuar mbi premisa të shëndosha. Të gjithë e dimë që vendimet e rëndësishme nuk merren as në takime dhe as në mbledhje e konferenca. Për këtë, nevojiten diplomatë vetëveprues. Sepse, të jesh diplomat nuk është thjesht një zanat, por është mbi të gjitha një mënyrë jetese. Në kushtet e një shërbimi diplomatik të një vendi të vogël, nuk janë të rralla rastet kur diplomati shqiptar duhet të përballet i vetëm me disa kërkesa ose sfida, pa pasur luksin e një strukture mbështetëse të mjaftueshme”, tha Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.