Ekonomia

KLSH kërkon shkarkimin e Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit: Abuzoi me detyrën

klshKontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame pas abuzimeve me vlerat monetare të gjetura pas një kontrolli të zhvilluar në AKT dhe që ka përfunduar në prill të këtij viti.

Në përfundim të auditit Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka rekomanduar dhe kërkuar zbatimin e masave të mëposhtme “Shkarkim nga detyra” për: 1. Znj, me detyrë Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pasi në zbatimin e detyrave të saj funksionale janë konstatuar shkelje dhe mangësi në drejtim të:

Prokurimit të fondeve publike dhe konkretisht në: -Tenderin “Arredimi i stendës për pjesëmarrje në Panairin e i.T.B.Berlin”, me fond limit 6,651,000 lekë (pa TVSH) ose me vlerë kontrate 6,599,000 lekë pa TVSH/7,918,800 lekë me TVSH, pasi në vlerësimin e hartimit të nevojave për mallra, shërbime etj. hartimin e specifikimeve teknike dhe llogaritjen e fondit për vitin 2014 nuk janë zbatuar kriteret e përcaktuara për prokurimet publike, nuk janë përgatitur preventivat paraprake, të cilat bëhen për çdo aktivitet promocional dhe miratohen nga titullari i institucionit duke vepruar në kundërshtim me kërkesat e Rregullores së Brendshme të institucionit, Kap.II.

Si pasojë e këtyre veprimeve, KLSH vëren se , janë copëzuar fondet buxhetore, pasi janë kryer procedura prokurimi të llojit “kërkesë për propozim” apo “blerje me vlera të vogla” dhe jo procedura ”tender i hapur”, duke iu shmangur procedurave konkurruese të prokurimit, në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar, kreu VI, pika 1/d.
Hartimi i specifikimeve teknike dhe llogaritja e fondit limit, është bërë pa analizuar koston e mallrave që duhet të prokurohen, për pasojë nuk ka asnjë preventiv paraprak për llogaritjen e fondit limit, duke vepruar në këtë mënyrë në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 i ndryshuar, kreu iI, pika 2/c dhe ç.
Me Urdhrin e titullarit nr. 20, datë 28.1.2014 është ngritur grupi i punës për hartimin e specifikimeve teknike dhe llogaritjen e fondit limit i cili rezulton të mos ketë bërë asnjë specifikim teknik minimal për artikujt që prokurohen të tilla si: përmasat, sasia e pixen-vet, pesha specifike, garancia e mallit, certifikatë origjine malli etj për artikullin “tabelë reklamuese LED”, përmasat, materiali, pesha, ngjyra për artikullin “stenda operatori”, konfigurimi për artikullin “printim baner”, nuk ka asnjë specifikim teknik dhe sasi/çmim për artikulli/zërin ”design për të gjitha produktet”.

KLSH sqaron se, Kjo ka sjellë si pasojë që AK ka tenderuar për një fond limit të pa llogaritur dhe të pa miratuar, të paargumentuar financiarisht, i cili çon në një prokurim mallrash/shërbimesh fiktiv. AKT si autoritet kontraktor, nuk i është drejtuar iNSTAT-it me shkresë për marrjen e çmimeve të mallrave që kërkon të prokurohen si dhe nuk i është referuar për marrjen e çmimeve as institucioneve të njohura si organet tatimore/doganore, dhomat e tregtisë etj. ose çmimeve ndërkombëtare të botuara apo çmimeve të kontratave të mëparshme.

Në nxjerrjen e Urdhër Prokurimit nr. 27 datë 3.2.2014 nga titullari nuk është argumentuar llogaritja e fondit limit pasi nga AK nuk janë hartuar preventivat paraprakë të aktiviteteve, nuk janë analizuar nevojat për mallra dhe shërbime, AK ka përdorur dhe procedura të tjera prokurimi si prokurimi me blerje të vogla, duke anashkaluar procedurën tender i hapur (materialet promovuese për panaire sic është botimi i broshurave për promovimin e turizmit janë botime që duhet të përdoren në të gjitha këto panaire). Në këtë mënyrë nuk është bërë planifikimi i buxhetit sipas nevojave, në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 i ndryshuar, kreu V, pika 1/ç. Në zbatimin kontratës konstatohet se, mallrat e bëra dalje nga magazina për arredimin e stendës në panairin e Berlinit, nuk rezulton të jenë bërë hyrje në magazinë, pasi në 12 kartelat e magazinës si dhe nga kontrolli fizik i saj, nuk konstatohet ky fakt, pra nuk dihet se a kanë shkuar në këtë panair pikërisht këto mallra për të cilat është tenderuar.

-Tenderin“Prodhimi i i materialeve promocionale në kuadër të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri”, me fond limit 5,338,333 lekë (pa TVSH) dhe vlerë kontrate 6,102,000 lekë me TVSH, përzgjedhja e procedurës së prokurimit nuk është bërë në përputhje me kërkesat e nenit 33, pika 2/c të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 ”Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, pasi nga data e shpalljes së vendimit nr.13, datë 23.07.2014 të Komisioni Shtetëror deri me datë 21.9.2014 që është dita e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, është kohë e mjaftueshme për të përzgjedhur procedurën e nevojshme të prokurimit për të mos shmangur konkurrencën në prokurim.

Gjithashtu në përgatitjen e dokumenteve standarde të tenderit konstatohet se për “kapaciten teknik” është kërkuar një numër punonjësish jo më pak se 35 vetë për periudhën 01janar-31 qershor 2014, kriter i cili nuk tregon gjendjen reale të punonjësve në dispozicion pasi nuk jep garanci nëse ky numër punonjësish në dispozicion dei në fund të qershorit 2014, jep garanci për realizimin e kontratës, në një kohë që tenderi zhvillohet në 13.8.2014, kjo në kundërshtim me Kreun iII, pika 3/c, të VKM nr.1 datë 10.01.2007 e ndryshuar.

Në rolin e Kryetarit të Autoritetit Kontraktor, në blerjet me vlera të vogla pasi: -ka lejuar shkeljen e rregullave për zbatimin e procedurave të prokurimit, duke miratuar përdorimin e procedurave emergjente për blerjet me vlera të vogla për mallra e shërbime gjatë vitit 2014, si për blerjen e biletave të avionit, marrje me qira të ekranit LED për festen e ditës së verës etj. -ka lidhur marrëveshje që bien në kundërshtim me Ligjin “Për Turizmin”, si për aktivitetin ATTA, shpenzime transporti e fjetje të personave për aktivitete TRAKU FEST, shpenzime për qira tavolina e stola për festen e birrës Korçë, etj, që nuk kanë lidhje me promovimin e turizmit.

-Nuk ka kërkuar nga vartësit zbatimin e rregullave ligjore për administrimin e karburantit në institucion, duke mos kërkuar mbajtjen e dokumentacionit dhe informim të vazhdueshëm. Për shkeljet e konstatuara në mbi marrjen me qira të ambienteve për magazinim për vitin 2014, pasi: Për periudhën nga 12.03.2014 deri më 12.01.2015 nga AKT, është marrë me qira një ambient me sipërfaqe prej 700 m2, në adresën rruga Gjergj Balsha, nr. 6 pranë Urës Kamëz, Tiranë, për tu përdorur si magazinë për nevojat e institucionit nga shoqëria P…… shpk, referuar kontratës me nr. 295prot, datë 12.03.2014, me vlerë 36, 000 lekë/muaj, e pa justifikuar dhe e pa argumentuar, pasi AKT është akomoduar pranë godinës të Ministrisë së Zhvillimit nga data 01.04.2014, në të cilën përveç ambienteve të zyrave në dispozicion ka në administrim të saj nga momenti i transferimit dhe dy magazina. Nga ky moment nevojat për magazinim për AKT përballohen nga transferimi i kryer në ambientet e MZHUT.

Nga verifikimi i kryer në vend më datën 09.01.2015 në magazinën e marrë me qira prej 700m2 nga grupi i auditimit së bashku me përfaqësuesit e institucionit, rezultoi se: -Ambienti nuk e kryen funksionin e objektit të kontratës së lidhur me 12.03.2014, pasi ambienti nuk i plotëson kushtet e të qenit magazinë. Nga ana e institucionit nuk disponohet hyrja dhe dalja lirshëm nga ky ambient, pasi institucioni nuk disponon çelësat e këtij ambienti, hyrja dhe dalja nga ky ambient kryhej nga rojet e shoqërisë P…… shpk(qiradhënësi), nuk është i ndarë nga sipërfaqja tjetër prej 19,726 m2 e subjektit P…… shpk duke mos siguruar kushtet minimale të sigurisë së mallrave objekt magazinimi.
Nga verifikimi i dokumentacionit të magazinës rezultoi se i vetmi artikull, në administrim të AKT i cili është konstruksion metalik copë 1 me çmim 456,000 lekë/copë në vlerë 456,000 lekë është vendosur në këtë magazinë (me qira) me datë 18.12.2014 sipas fletë hyrjen nr.109, datë 18.12.2014, pra pas 9 muajsh pagesë qiraje për këtë magazinë. Kjo përforcon konstatimin e grupit të auditimit se, nuk kishte asnjë domosdoshmëri dhe nevojë për ambiente të tjera për magazinë për tu marrë me qira. Pra nga verifikimi në vend i këtij ambjenti nuk rezultoi se, i shërbente institucionit për faktin se aty gjendeshin artikuj mallra të ndryshëm të shoqërisë P……, të trajtuara më hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit. Shuma e pagesave për qira magazine deri më 31.12.2013 të kryera nga institucioni referuar ditarit të bankës është në shumën prej 288,000 lekë, e cila përbën shkelje të disiplinës financiare pasi bie ndesh me neni 4/germa ç të Ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë “, neni 2, neni 8, neni 12, neni13 të Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Pagesat e kryera me urdhër të Titullares janë bërë duke keqpërdorur fondet buxhetore.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera në vend datë 9.01.2015, nuk u konstatuan mallra e materiale të identifikueshme sipas rregullave të kontabilitetit. Malli i vetëm i gjetur në vlerë 456,000 lekë, u bë hyrje në magazinë me datë 18.12.2014, pas 9 muaj likuidimi qiraje. Këto veprime bien ndesh me Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë “ dhe Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, neni 4/germa ç, neni 2, neni 8, neni 12, neni 13. Për shkeljet e konstatuara nga përdorimit të të ardhurave dytësore për vitin 2014, pasi: Urdhrat e lëshuara në përdorimin e të ardhurave dytësore për shpenzime bien në kundërshtim me objektin e veprimtarisë së AKT dhe natyrën e shpenzimit të të ardhurave dytësore.

Financimi në disa raste nga AKT i projekteve dhe konkretisht financimi i shpenzimeve për akomodim duke përdorur të ardhurat dytësore të cilat kanë destinacion tjetër shpenzimi, kryesisht aktivitete në fushën e turizmit sipas Udhëzimit nr.3, datë 25.10.2006 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave buxhetore në institucionet e sistemit të MTKRS”, pika B/4, germa b/2 dhe pika C/2, tregon për keqpërdorim të fondeve buxhetore. Konkretisht janë kryer pagesa për: -fjetje në hotele për aktivitetin M……. bazuar në Urdhrin nr. 405, datë 15.12.2014 të Titullares, në shumën prej 626,490 lekë, e cila përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit, pasi nga dokumentacioni i subjektit D……. që zhvillon aktivitetin rezulton që, kjo është një shoqatë që merret me organizimin e aktiviteteve për sfilatat e modës dhe konkurset e bukurisë dhe që e ka burimin e financimit të siguruar për fillimin e këtij aktiviteti. -pagesa për materiale në këtë eveniment në shumën 336,000 lekë të cilat nuk gjenden aktualisht në AKT, shumë e cila përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit pasi janë përdorur fondet nga të ardhurat dytësore të cilat kanë si destinacion vetëm promovim 14 të turizmit në Shqipëri.

KLSH sqaron se, këto veprime janë në kundërshtim më kërkesat Ligjin nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin”, i ndryshuar neni 2, neni 9, Ligjin nr. 10 296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, neni 2, neni 8/pika1, Udhëzimin e Përbashkët të MF dhe ish MTRS me nr.3, datë 25.10.2006 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave buxhetore në institucionet e sistemit të MTKRS”pika B 4/ germa b/2 dhe pika C2 paragrafi i fundit qe përbëjnë shkelje të disiplinës financiare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button