PolitikaPresidenciale

Nishani uron Presidentin Mattarella me rastin e Festës Kombëtare të Italisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi sot një mesazh urimi Presidentit të Republikës italiane, Sergio Mattarella, me rastin e Festës Kombëtare.

“Përfitoj nga rasti që, në këtë ditë të shënuar për vendin dhe popullin tuaj, të shpreh edhe njëherë mirënjohjen në emër të të gjithë bashkëqytetarëve të mi, për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në dy dekadat e fundit. Ndihma e Italisë për rimëkëmbjen ekonomike pas rënies së komunizmit, si dhe mbështetja e gjithanshme për anëtarësimin në NATO dhe procesin e afrimit të vendit me Bashkimin Evropian, mbeten të pazëvendësueshme”, thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

Gjithashtu, dëshiroj të theksoj se, falë lidhjeve historike e kulturore të miqësisë, si dhe bashkëpunimit shumëdimensional ekonomik e shoqëror, sot trashëgojmë marrëdhënie të shkëlqyera të një partneriteti strategjik, me të gjitha mundësitë për t’i zhvilluar e thelluar ato më tej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button