Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 2 qershor 2015

Horoskopi për datën 2 qershor 2015

Dashi

Lërini “në ajër” situatat e vjetra, të “ngecura”, që tregojnë tashmë prej shumë kohësh pika të dobëta. Nisjani nga fillimi me njerëz të rinj. Fundja tashmë keni mësuar nga gabimet.

Demi

Do të kaloni një situatë të çuditshme. Fillimi i hënës së plotë do të tregojë një rrugë të re për ju, edhe për jetën profesionale. Mundohuni të kuptoni gjatë gjithë kohës.

Binjakët

Përpiquni që të bëni të pamundurën jo vetëm sot, por edhe gjatë gjithë verës, sepse në vjeshtë kuadri i gjërave për ju do të ndryshojë. Do të shijoni përgjithësisht një ditë relaksi.

Gaforrja

Hëna tek Akrepi do t’ju shoqërojë në këtë muaj të ri, që do të bëhet një etapë e rëndësishme edhe për familjen, së bashku me ëmbëlsinë e Venerës. Pak fat do të keni edhe në fushën financiare.

Luani

Hëna e plotë do të ndikojë më së shumti në aspektin e dashurisë. Në aspekte të tjera fatin priteni pas javës së parë të këtij muaji. Do të kaloni një ditë paksa të lodhshme në punë.

Virgjëresha

Do t’ju duhet të duroni një Hënë të plotë sot, më pas do të jenë edhe dy faza të tjera hënore shumë impenjative për aktivitetin tuaj profesional dhe çështjet e familjes. Mos i duroni ata që flasin për ushqimin.

Peshorja

Shijojeni këtë hënë të plotë, që nga mbrëmja e sotme e deri të mërkurën, e cila do të ndriçojë me të njëjtën dritë dashurinë dhe karrierën tuaj, punët e bizneset.

Akrepi

Nëse ka ndonjë arsye serioze për t’u grindur në ambientin e punës, më mirë bëjeni shpejt përpara se t’ju kapë qetësia dhe vetmia “vrasëse”. Hëna në shenjë do të formojë një aspekt shumë të këndshëm në dashuri.

Shigjetari

Dashuri me shikim të parë për personat që janë vetëm. Megjithatë hëna e plotë e këtij muaji do t’i përfshijë të gjithë në “kërcimin” e saj pasional. Në profesionin tuaj do ta ndieni veten shumë mirë.

Bricjapi

Planeti i madh, që po përgatit për ju një sezon përrallash, dëshiron t’ju shohë më njeri për botën, më ndërkombëtar, pra të pavarur, siç duhet të jetë Bricjapi.

Ujori

Fitorja juaj në dashuri është një gjë e sigurt. Beqarët do ta kenë të pamundur që mos të dashurohen. Jeni sërish në posedim të të gjitha cilësive tuaja të mira, edhe në punë apo në biznese.

Peshqit

Mëngjes i ëmbël në familje. Takime emocionuese, vizita që i bëjnë mirë zemrës. Por nëse nuk dëshironi të kaloni një mbrëmje të lodhshme, evitoni vendet me shumë zhurmë. Punoni në qetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.