Zgjedhjet lokale 2015

Elbasan, Turku: Do të ulim 30 për qind taksat e biznesit

Kandidati për kryetar i bashkisë së Elbasanit, i mbështetur nga Aleanca për Punë dhe Dinjitet, Ardjan Turku, realizoi takime me tregtarë të biznesit të vogël dhe të mesëm në rrugën e “Namazgjasë”.

Në këto takime kandidati Turku është njohur nga afër me shqetësimet e përditshme që po kalon kjo kategori. Ai u shpreh se “gjendja e krijuar me biznesin është alarmante”.

Turku pohoi se “për shkak të taksave të larta, varfërisë, konkurencës së pandershme, uljes së fuqisë blerëse dhe selektivitetit, mijëra biznese kanë falimentuar”. Turku premtoi se kjo situatë duhet të marrë fund dhe se me drejtimin e ri, bashkia do të ulë deri në 30% taksat dhe do të garantojë barazi për të gjithë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button