Home / Bota / Clinton: Snowden duhet të mbrohet në SHBA

Clinton: Snowden duhet të mbrohet në SHBA

edward-snowden-interviewIsh-konsulenti i Agjencisë Amerikane të Sigurisë (NSA) Edward Snowden, i akuzuar për spiunazh nga vendi i tij, duhet të ketë të drejtën e një mbrojtjeje ligjore në vendin e tij, deklaroi ish-sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton gjatë një interviste video, ekskluzivisht për gazetën britanike ”The Guardian”. “I takon atij të vendosë nëse do të kthehet duke e ditur që do t’i duhet të përgjigjet për veprimet e kryera, madje edhe të mund të mbrohet”, deklaroi Clinton duke iu referuar Snowdenit. Sidoqoftë, ligji amerikan për spiunazhin, i miratuar që në vitin 1917, nuk bën asnjë dallim mes spiunëve, madje edhe ndaj atyre që denoncojnë aktivitete të paligjshme. Ligji nuk parashikon që një i akuzuar të mbrohet. ”Në fakt, Snowdenm i akuzuar se ka grabitur dhe bërë publike dokumente qeveritare ‘top secret’, ndoshta do të akuzohet për të tjera gjëra nëse vendos të kthehet në SHBA”, shkruan gazeta britanike. “I takon atij të kthehet apo jo. Mund të rrijë gjithë jetën e tij në Rusi, nën mbrojtjen e Putinit. Por, nëse me të vërtetë kërkon të marrë pjesë në debat, atëhere mund të shfrytëzojë rastin, të kthehet dhe të marë pjesë në debat. Sido që të jetë, ky është vendimi i tij”, thekson Clinton. Nga ana e tyre, mbrojtësit e tij ligjorë këmbëngulin se një nga pengesat kryesore për një kthim të Snowdenit është pikërisht pamundësia për t’u mbrojtur në interes të opinionit publik./

Leave a Reply

%d bloggers like this: