Home / Keshilla / 4 gjëra që duhet të bëni para se të flini

4 gjëra që duhet të bëni para se të flini

Keni probleme të flini në fund të ditës? Sipas Universitetit Northumbira, një terapi një orëshe mund të jetë ajo çfrarë ju duhet për të fjetur.

Universiteti publikoi studimin në gazetën SLEEP, dhe nxjerr në pah rrezikut e pagjumësisë akute, që kthehet në një pagjumësi kronike, që të çon në depresion dhe sëmundje të tjera.

Studiuesit e universitetit vëzhguan 40 persona të rritur që kishin probleme me gjumin, duke i ndarë në dy grupe. Njëri grup bënt një regjim gjumi për të matur dremitjet, ndërsa grupit tjetër i bëhej një terapi një orëshe nga Jason Ellis, profesor i shkencës së gjumit në Departamentin e Psikologjisë në universitetin e Northumbrias.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë qartë se një sesion i vetëm terapie ka rezultate të suksesshme, me një përmirësim në cilësinë e gjumit për 60 % të atyre që vuajnë nga pagjmësia akute, brenda muajit. Pagjumësia është një përgjigje biologjie ndaj një situate stresuese. Kjo situatë mund të jetë një problem mjekësor, psikologjik , financiar, probleme në lidhje etj.”, thotë profesor Ellis.

Por jo të gjithë kanë kohë dhe para të bëjnë terapi, por ka mënyra të tjera që ju ndihmojnë të flini. Ja katër gjëra që duhet të dini:

1. Orare të rregullta.
Kjo është mënyra më e mirë për të larguar pagjumësinë, sipas NHS. Kjo do të thotë që edhe pse keni fjetur vonë, ngrihuni në kohën tuaj të zakonshme, në mënyrë që trupi të rregullojë vetë oraret.

2. Të ushtroheni rregullisht.
Të kryeni ushtrime ju ndihmon në lehtësimin e tensionit të krijuar gjatë ditës, por ekspertët paralajmërojnë të mos kryeni ushtrime strikte shumë afër orës së gjumit.

3. Gjeni diçka relaksuese për të bërë
Jo thjesht të qëndroni zgjuar në shtrat, por të gjeni diçka që t’ju relaksojë për të fjetur sërish. Së fundmi, në YouTube janë krijuar video relaksuese me muzikë irlandeze, pasi u raportua se kjo muzikë i ndihmon njerëzit për pagjumësinë.

4. Fikni pajisjet elektrike
Dritat blu të pajisjeve moderne si iPads apo Kindles redukton nivelin e melatoninës, një produkt natyral kimik njerëzor që ndihmon për të fjetur. Kështu që fikni pajisjet elektrike para se të flini.

5. Më pak kafeinë.
Pini më pak kafeinë që është si stimulues dhe ju mban zgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.