Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni: Zgjedhje në prill 2016, detajet tjera në Bruksel

Maqedoni: Zgjedhje në prill 2016, detajet tjera në Bruksel

Marrëveshja preliminare mes liderëve të katër partive politike në vend që u ndërmjetësua nga komisari për zgjerim dhe fqinjësi I Bashkimit Evropian, Johanes Hann, rezultoi me vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në prill të vitit të ardhshëm. Deri atëherë vendi do të hyjë në një periudhë tranzicioni ku do të punohet në të gjitha sferat për të cilat deri më tani ka pasur mangësi serioze, me theks të veçantë, kodin zgjedhor, lirinë e mediave, bashkësive etnike dhe sundimin e së drejtës. Bisedimet do të vazhdojmë edhe për temat e tjera, për të cilat do të vendoset në takimin që do të mbahet javën e ardhshme ndërsa zgjidhja e krizës tanimë është vendosur si kusht për ruajtjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për aderim me Bashkimin Evropian.

“Jeni të vetëdijshëm se për përsëritjen e rekomandimit për hapjen e negociatave nevojitet që të tejkalohet kjo situatë. Gjithashtu në vendin tuaj duhet të punojmë në frymën e bashkëpunimit, për kompromis më se të nevojshëm politik, për ta pasur balancin e nevojshëm mes palëve të caktuara, grupeve të ndryshme në shoqëri dhe prandaj u morëm vesh që të parashohim një periudhë tranzicioni dhe u morëm vesh që deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, do të ketë zgjedhje të parakohshme. Por, është e rëndësishme që vendi të përgatitet, bëhet fjalë për ligj të shëndoshë zgjedhor, për listë të pastruar të votuesve, për respektim të të drejtave të pakicave. Gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme që të pranohen të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësisë. U morëm vesh që të aplikojmë metodologjinë e cila zakonisht shfrytëzohet gjatë negociatave për kapitullin 23 dhe 24. Domethënë ende nuk kemi negociata, por bëhet fjalë për pavarësinë e gjyqësisë, drejtësi jo selective dhe lirinë e mediave”, deklaroi Johanes Han, komisar për zgjerim i BE-së.

Takimi i radhës do të mbahet të më 10 qershor në Bruksel, ndërsa vetë komisari Han u shpreh optimist se në atë takim do të arrihet edhe zgjidhja përfundimtare. Ai tha se vendi gjatë gjithë kohës do të jetë në monitoring ndërkombëtarë.

“Ka obligim dhe përgjegjësi ndërkombëtare dhe prandaj jam mirënjohës se edhe ambasadori I SHBA bashkë me ambasadorin e BE-së, bashkë e mbështetën marrëveshjen e sotme. Jam mirënjohës për klimën konstruktive, të të gjithë partnerëve të involvuar dhe javën e ardhshme do të shihemi në Bruksel për të pasur marrëveshje finale që do ti mundësojë vendit të vazhdojë përpara dhe ta shfrytëzojë këtë krizë si mundësi për modernizim të vendit dhe tani nga palët politike dot ë mvaret për të pasur një garë ferë dhe serioze mes vete dhe të binden se prania e bashkësisë ndërkombëtare është këtu dhe vendi do të mbetet nën vëzhgim të bashkësisë ndërkombëtare. Nëse gjithçka shkon si duhet jam I bindur se kultura politike do të fuqizohet dhe vendi do ti ndjek standardet evropiane”, tha Johanes Han, komisar për zgjerim i BE-së.

Liderët e katër partive nuk u prononcuan për mediat, por nga LSDM-ja thonë se asgjë nga marrëveshja e sotme nuk do të vlej nëse në takimin e Brukselit nuk do të ketë marrëveshje për qeveri kalimtare. Këtë nga LSDM-ja thonë se e kanë p Nuk dihet nëse bisedimet e sotme është diskutar edhe për kërkesat e partive shqiptare pasi as Ahmeti e as Thaçi nuk u prononcuan për mediat. BDI-ja në takim ka hyrë me 9 kërkesa që kanë të bëjnë me integrimin, marrëdhëniet ndër-entike, marrëveshjen e Ohrit, zgjedhjet, qeverinë e re, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave dhe ekonominë

Leave a Reply

%d bloggers like this: