Home / Ekonomia / Financat: Qeveria plotëson fondin për detyrimet e prapambetura

Financat: Qeveria plotëson fondin për detyrimet e prapambetura

Shlyerja e borxheve të vjetra, kalojnë 300 milionë dollarë

Shkelqim Cani

Rreth 300 milionë dollarë janë kaluar nga qeveria për detyrimet e prapambetura, njoftoi Ministria e Financave, e cila jep statistikat deri më 30 qershor 2014. Duke i ndarë sipas sektorëve, këto para ndahen për: investimet publike, ku janë alokuar 93 milionë dollarë; shpenzimet korente për mallra e shërbime dhe kategori të tjera, ku janë alokuar rreth 63 milionë dollarë; rimbursime të TVSH-së, ku janë alokuar rreth 99 milionë dollarë; dhe sektori energjetik, ku janë alokuar rreth 45 milionë dollarë. Nëse llogarisim edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, ku janë shlyer rreth 20 milionë dollarë detyrime për personat me aftësi të kufizuara dhe 30 milionë dollarë për sektorin e infrastrukturës rrugore, në total fatura e borxheve të vjetra të alokuara deri më tani arrin gati 350 milionë dollarë. 

Në buxhetin e vitit 2014, në kuadër të kësaj strategjie është parashikuar të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura. Në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, pas rakordimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministria e Financës ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, subjekte për të cilat ka alokuar rreth 99 milionë dollarë. Për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike, ministria ka procesuar deri në vitin 2012, për sa i përket shlyerjes së detyrimeve të prapambetura për shpenzimet korente, aktualisht është proceduar me sektorin e shëndetësisë dhe në kategori të tjera janë proceduar vendimet gjyqësore dhe shpronësimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.