Home / Rajoni / Maqedonia / 16 ambasadorët te Gruevski, të gjithë duan zgjidhje të qëndrueshme nga kriza

16 ambasadorët te Gruevski, të gjithë duan zgjidhje të qëndrueshme nga kriza

Shkup“Sot e dëgjuam qëndrimin e kryeministrit për gjëra serioze që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës dhe kthimin e besimit në institucione. Kërkuam nga të gjithë faktorë relevant që të tentojnë për të gjetur një mënyrë të qëndrueshme për dalje nga kriza”, deklaroi sot ne Shkup euro ambasadori Aivo Orav.

Për tejkalimin e krizës politike është me rëndësi që të punohet në interesin e qytetarëve të vendit dhe mbi interesat partiake. Për këtë arsye i përshëndesim bisedat e djeshme konstruktive të liderëve politik nën drejtimin e komisarit Han, porositi Aivo Orav në emër të përfaqësuesve diplomatik nga vendet anëtare të BE-së, të cilët sot u takuan në Qeveri me kryeministrin Nikolla Gruevski.
“Këtu jemi të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Shkup në takim me kryeministrin. Për t`i ikur keqkuptimeve, ky takim është planifikuar moti kohë dhe nuk rrjedh pas bisedave të djeshme. Takime të këtilla do të kemi edhe me liderët tjerë politik, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi”, tha Orav.

Leave a Reply

Your email address will not be published.