Home / Ekonomia / Modernizimi i Forcave të Armatosura, 27 makina transporti nga Turqia!

Modernizimi i Forcave të Armatosura, 27 makina transporti nga Turqia!

MakinaNë mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua sot ceremonia e dorëzimit të 27 automjeteve ndihmë nga FA të Turqisë për FA të Republikës së Shqipërisë. Në ceremoni ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, znj Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hidayet Bayraktar, gjeneralë, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë të MM, SHP dhe FA shqiptare, atasheu ushtarak turk i akredituar në vendin tonë etj.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në fjalën e saj theksoi se “Këto 27 mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të transportit, një projekt që ne e nisëm së bashku në fundin e vitit 2014. Ne do të vazhdojmë këtë projekt modernizimi edhe në vitet në vazhdim sepse përmirësimi i transportit të FA vazhdon të jetë në listën prioritare të përpjekjes së përbashkët që prej 20 muajsh qeverisje”. Me këtë rast, ministrja e Kodheli ka falënderuar Qeverinë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer për FA shqiptare, sidomos në kuadër të trajnimeve, edukimit apo edhe pajisjeve, si dhe ka siguruar se do të vijojmë më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

Të pranishmit në ceremoni i përshëndeti edhe ambasadori i Turqisë, z. Bayraktar, i cili theksoi se, Turqia e vlerëson Shqipërinë si një vend kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe, për këtë arsye, Turqia do të vijojë ta ndihmojë për modernizimin e FA shqiptare. Ai falënderoi Qeverinë Shqiptare dhe veçanërisht ministren e Mbrojtjes Kodheli për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ushtrive tona.
Më pas, ministrja Kodheli e shoqëruar nga gjeneralmajor Bazo dhe ambasadori Bayraktar vizituan nga afër automjetet e dhuruara nga Republika e Turqisë për FA shqiptare.
Pas 10 minibusëve, të prodhuar nga kompania e njohur e prodhimeve ushtarake të Turqisë, “Otokar”, të cilët u dhuruan nga Turqia në fillim të vitit 2015, tashmë janë 27 automjete të markës “Land Rover” të tipit “Defender”, 110 dhe 130, që do të përdoren për transport trupash të FA shqiptare në operacione të ndryshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: