Europa

Miratohet nënshtetësia e dyfishtë në Gjermani

Ligji i vulosur në Bundestag sjell përfitime për shumë emigrantë

bundestagu passDynënshtetësia tashmë në Gjermani do të lejohet falë një ligji të veçantë, miratuar dje nga Bundestagu gjerman. Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman, ka miratuar në një seancë të veçantë ligjin e diskutueshëm, në të cilin megjithatë, parashihen handikapë ligjorë, duke mos ua mundësuar të gjithëve këtë të drejtë. Me 463 vota pro dhe 111 kundër, Bundestagu gjerman e ka miratuar reformën e së drejtës së nënshtetësisë në mbarë vendin. Ligji i ri parashikon që fëmijët e personave me origjinë të huaj në Gjermani do ta kenë në të ardhmen më të lehtë që të mbajnë pasaportën e vendit të prejardhjes së prindërve të tyre dhe të marrin edhe atë gjermane. Por, kritikët e këtij ligji, thonë se rregullat duhej të parashikonin përfshirje edhe më të gjerë të më shumë kategorive aplikantësh.

Rregullat ligjore

Deri tani, fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër me origjinë të huaj duhej të vendosnin në moshën 18-23 vjeç për njërën nga nënshtetësitë: atë të vendit të origjinës së prindërve të tyre apo nënshtetësinë gjermane. Në të ardhmen, ata do të kenë të drejtën që t’i mbajnë të dyja pasaportat, në qoftë se kanë jetuar në Gjermani të paktën tetë vjet apo nëse gjashtë vjet kanë shkuar në ndonjë shkollë gjermane. Për të pasur të drejtën e dyshtetësisë mjafton edhe marrja e një diplome shkollore apo profesionale në Gjermani.

(Mos)marrëveshjet e partive

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière (CDU), foli për një “hap të madh”, duke shtuar se partitë e koalicionit: Unioni CDU/CSU dhe SPD, kanë pasur qëndrime të ndryshme për një kohë të gjatë. “Kemi pasur një grindje të hidhur dhe të rëndë”, theksoi ai, duke iu referuar fjalimeve parazgjedhore nga viti i kaluar. “Këtej e tutje për të gjithë fëmijët që kanë lindur dhe janë rritur këtu vlen: ata mund të jenë nënshtetas gjermanë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet si gjithë të tjerët”, shpjegoi eksperti i SPD-së për çështje të brendshme, Rydiger Veit. “Më në fund, të rinjtë nuk do të detyrohen të heqin dorë nga njëra pasaportë”. Veit foli për një hap shumë të madh në të drejtën e nënshtetësisë moderne. Opozita (Partitë e Majta dhe Ekologjistët) ishte e mendimit se të gjithë fëmijët e lindur në Gjermani, pa përjashtim, duhet të kenë të drejtën e dyshtetësisë, pa ndonjë kusht të veçantë. Autoritetet do të kontrollojnë edhe në të ardhmen, nëse janë plotësuar kushtet për nënshtetësinë gjermane. Vetëm nëse nuk plotësohen kushtet, atëherë do të kërkohen dëshmi të tjera, siç janë diplomat apo certifikatat shkollore. Nga ky rregull pritet të përfitojnë kryesisht turqit në Gjermani, sepse shumë prej tyre, deri më sot kanë dashur ta mbajnë edhe pasaportën e Turqisë. DW

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button